Tre zjarrfikës të Njësisë territoriale kundër zjarrit të Bashkisë së Shkupit janë lënduar sot, pasi makina e tyre është përmbysur në lagjen Maxhari të Shkupit.
Komandanti i Njësisë së zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, për AIM tha se tre zjarrfikësit janë vendosur në Qendrën për urgjencë dhe se po bëhen analiza të detajuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi që është aksidentuar është dashur të intervenojë në zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Haraçinë, ndërsa atje është dërguar ekip tjetër.
Sipas informacioneve të para makina e zjarrfikësve është përmbysur nga arsye të panjohura, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...