Google ADS

Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

08:38 | 29 Shtator 2018
Arbresh.info

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër. Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa nga 1tv thonë se ka edhe disa të plagosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë. Sot priten detaje nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme