Për shkak seriozitetit të përkeqësimit të gjendjes në Afganistan, e cila ndryshon nga ora në orë, sot Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thirri mbledhje urgjente koordinative me organet kompetente udhëheqëse në kuadër të Ministrisë.
Për faktin që gjendja në Afganistan në vazhdimësi përkeqësohet, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme është formuar grup punues për ndjekjen e gjendjes, koordinimit të aktiviteteve të lidhura me tërheqjen e qytetarëve tanë në Afganistan, si dhe informimin e vazhdueshëm.
Në takim u shqyrtuan informacionet e fundit që vijnë nga Afganistani, me çka u konstatua se ka ende qytetarë tanë që kanë mbetur atje dhe të cilët ballafaqohen me vështirësi për të siguruar vend në fluturimet komerciale nga Kabulli, që janë ende aktive.
Rrjetit tonë diplomatik i është dhënë instruksion urgjent që të arrijnë kontakt me Ministritë e Punëve të Jashtme në vendet që i mbulojnë, me qëllim koordinimin në rast të organizimit të fluturimeve humanitare grupore për tërheqjen e qytetarëve tanë të mbetur në Afganistan.
Ministria tashmë ka rënë në kontakt me disa kompani të cilat veprojnë në territorin e Afganistanit, të cilët na kanë informuar se disa dhjetëra qytetarë tanë gjenden në Afganistan, si dhe për planet e kompanive për evakuimin e qytetarëve.
Si plotësim, është vënë komunikim me disa vende mike të cilët janë prezent me ekipe logjistike në Kabull, me qëllim që të përgatiten dhe të krijojnë mundësi logjistike për asistim të qytetarëve tanë, nëse paraqitet nevoja.
U bëjmë thirrje qytetarëve të cilët kanë të afërm dhe/ose miq jashtë vendit të lajmërohen në numrat kujdestar të telefonit, ku mund t’i paraqesin të gjithë informacionet që i posedojnë.
Numrat kujdestar të telefonit janë:
+389 75 273 732
+389 75 446 647
Përsërisim se mbetet apeli qe të mos udhëtohet për në Afganistan, ndërsa qytetarët që janë atje t’i shfrytëzojnë mundësitë për largim nga vendi, njëherazi të lajmërohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe