Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pas takimit të sotëm të liderëve politik, tha se shteti është në situatë kritike dhe këto takime janë të rëndësishme.
Ai falënderoi kryeministrin Zoran Zaev për këto takime dhe shtoi se ata do të marrin pjesë aktivisht në procesin për referendumin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Lëvizja Besa vlerëson se shteti është në situatë kritike, prandaj takimet e tilla janë të rëndësishme. Ne do të marrim pjesë aktivisht në këtë proces. Vlerësojmë se themelimi i KSHZ-së duhet të mbyllet me sukses dhe përgatitjet për referendum të bëhen sa më parë, që ai të përmbyllet me sukses”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit tha se të gjithë aktorët politik duhet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.
“Të gjithë duhet të angazhohemi për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. Mbetemi akoma të vetëdijshëm se të gjitha opsionet nuk janë biseduar dhe pres që guximshëm të veprojmë të gjithë dhe të mos e lëshojmë këtë mundësi historike”, tha mes tjerash Ahmeti.
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...