“Nuk e kam pasur të vazhduar licencën gjatë kohës kur e kam punuar ekspertizën por për asnjë moment nuk kam qenë i larguar nga regjistri i ekspertëve në faqen e Ministrisë së Drejtësisë”. Kështu është shprehur eksperti teknik Stoinko Zllatkovski, në seancën e sotme gjyqsore për rastin e Almirit, ku dëshmia e tij është bërë për të dytën herë, pasi që lënda tashmë është kthyer nga fillimi.
Në dëshminë e tij para gjykatës, ai e hedh fajin tek institucionet gjegjësisht tek Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për licencë, pasi sipas tij ata kanë lejuar që të krijohet vakum deri në ripërtrirjen e licencës.
Stoinko Zllatkovski, ekspert teknik
“Kërkesa për ripërtritjen e licencës është bërë, por Ministria e Drejtësisë ka lejuar që të paraqitet ky vakum. Vakum nënkupton kur skadon afati 5 vjeçar i licencës deri te fitimi i licencës së re. Edhe unë edhe fakulteti ku punoj kemi dërguar kërkesë për licencë dhe për këtë e kam njoftuar edhe Byron për ekspertiza gjyqësore, por ato më kanë thënë ky është problemi jonë, ju bëjeni punën tuaj”, raporton shenja.
Mirëpo gjykatësja Maja Deskoska gjatë gjithë kohës përsëriti se eksperti në fjalë gjendet në regjistër të Ministrisë dhe ka figuruar edhe kur i është dhënë detyra për të punuar ekspertizën dhe kjo sipas saj nuk e vë në dilemë ekspertizën e ekspertit teknik. Përveç saj, prokurorja publike Suzana Kusigerska mohoi që ndonjëherë të ketë pasur dilemë rreth licencës së ekspertit.
Gjatë seancës së sotme, raporton SHENJA, u thanë edhe fjalët përfundimtare, ndërsa vendimi për të akuzuarit do të shqiptohet më 21 qershor.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e a ka pramuar propozimin e palës së dëmtuar dhe të Gjykatës së Apelit, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë valide gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën.
Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliq, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliq.
Ndryshe, ligji për eksperitizë thotë:
“Çdo ekspert ligjor ka detyrim ligjor që në afat prej 3 muaj nga data e skadencës së licencës, nga Ministria e Drejtësisë me kërkesë me shkrim të kërkoj vazhdimin e licencës, në të kundërtën pas skadimit të afatit të licencës pushon e drejta e ekspertit që të ushtroj veprimtarinë e ekspertizave deri në marrjen e licencës”.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...