Kuvendi pasdite e ka përfunduar debatin për Ligjin e Këshillit të Prokurorëve publik, por nuk ka votuar edhe pse kishte kushte për të, me çka siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ai është në lidhje të ngushtë me ligjin për Prokurori publike për të cilin debati poashtu ka përfunduar, por nuk është siguruar dy të tretat e shumicës që të miratohet.
Vazhdimin e seancës së 135-të Xhaferi e ka caktuar për nesër në ora 11 ku duhet të votohet edhe për dy pika. Për nesër është caktuar seancë ku duhet të shpërndahet Parlamenti që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Debati ka kaluar me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës për partizim të organeve të gjyqësisë për atë se kush ka bërë që shteti të robërohet ose të ketë regjim hibrid. Për deputetët e pushtetit kjo zgjidhje ligjore është e mirë, do të përmirësojë punën e Këshillit për Prokurorë publik dhe me këtë siç kanë thënë, “do të avancohet funksionimi i së drejtës dhe shtetit juridik”. Por kolegët e opozitës konsiderojnë se kjo zgjidhje që miratohet është siç thanë, “mafia të mund të menaxhojë me sistemin e gjyqësisë”.
Përveç këtij ligji, në rend dite ka edhe tridhjetë zgjidhje ligjore mes të cilëve edhe për Kodin zgjedhor të propozuar nga grup deputetësh për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim të barabartë gjinor për të cilët janë dorëzuar mijëra amendamente.
Në rend dite të kësaj seance mes tjerash është edhe propozim -ligji për Akademinë e gjykatësve dhe Prokurorëve publik.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë