Përfaqësuesja e komunitetit ukrainas në Maqedoni, Tamila Velkovska shprehu zhgënjimin e saj me disa qytetarë maqedonas të cilët shprehin mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin në agresionin kundër Ukrainës.
Siç tha ajo në emisionin “200” në Alsat, nuk e kupton se si është e mundur që qytetarët e një shteti anëtar të NATO-s të kenë pikëpamje hipokrite.
“Nuk e kuptoj dot atë shpirt hipokrit ballkanik, kur nga njëra anë thonë se janë kundër Perëndimit, dhe nga ana tjetër dërgojnë atje të jetojnë dhe të mësojnë fëmijët e tyre. Vendi është anëtar i NATO-s dhe ata janë kundër NATO-s. Kjo, si njeri i zakonshëm, nuk më është e qartë… duke mos dashur të futem në politikë”, thotë Velkovska.
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”