Me përçarjen e djeshme edhe zyrtarisht të Lëvizjes BESA, ky sindrom përfshiu edhe 5 deputetët e saj, që u panë të ndarë në dyja taboret.
Në krahun edhe udhëhequr nga Bilall Kasami janë dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Këta dy deputetë njihen si pjesë e RDK-së së përçarë, dhe që kanë dalur nga elektorati i i ish-kësaj partie.
Ndërsa në krahun ku kryetar u zgjodh Nexhbedin Kahremani janë tre deputetë: vetë kryetari Kahremani, i cili filoi mandatin pas dorëheqjes së Kasamit në zgjedhjet e fundit, Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.
Me këtë do të marrë fund funksionimi i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA. Ndërsa nuk dihet se si do të funksionojnë ata. Kjo përçarje e krerëve të BESËS është përjetuar rëndë tek elektorati i saj./TetovaSot/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje