Një shtresë e re e dëborës do të formohet nëpër male gjatë këtij vikendi, njoftojnë meteorologët.
Nga Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike njoftojnë se nën ndikimin e një vale të ligështive gjatë vikendit do të mbizotërojë mot me reshje shiu dhe me reshje bore në vendet e larta malore, transmeton Alsat.
Herë pas here reshjet do të jenë më të fuqishme, në disa vende edhe të rrëmbyeshme (në disa vende lokale mbi 20l / m2).
Për shkak të depërtimit të masës më së ftohtë të ajrit gjatë reshjeve të së dielës do të ketë borë në disa vende më të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Në male do të formohet një shtresë e re e borës.
Nga e hëna do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, përveç në pjesët perëndimore, ku do të ketë kushte për shi të herëpashershëm.
Nesër temperatura e mëngjesit do të varojë nga tre deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës nga gjashtë deri në 14. Të dielën në mëngjes nga dy deri në tetë, kurse temperatura ditore do të varojë nga 4 në 11 gradë Celsius.
Javën tjetër, temperaturat e mëngjesit do të ulen nën zero dhe do të lëvizin nga minus tre deri në shtatë gradë Celsius. Temperaturat e ditës do të jenë nga 5 deri në 15 gradë Celsius.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe