Vdekshmëria e lartë tek personat e pavaksinuar. Kështu tregojnë analizat e ministrisë së shëndetësisë, të cilët informojnë se që nga fillimi i gushti deri më 11 nëntor, në të gjithë territorin e vendit 1.788 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, prej tyre 1.434 ose 80 për qind e të vdekurve kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa vetëm 20 për qind apo 354 kanë qenë të imunizuar.
Institucionet e shëndetësisë gjithashtu informojnë se në periudhën e njëjtë kohore 71 për qind e rasteve të reja pozitive, kane qenë të pavaksinuar. Të imunizuar llogariten personat që janë të vaksinaur me dy doza, dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.
“Në periudhën kohore prej 06.08 deri më 11.11.2021 në mbarë vendin, 52.436 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me kovid-19, prej tyre 29 për qind kanë qenë plotësisht të vaksinuar, respektivisht 15.456 persona. Sipas të dhënave gjatë tre muajve, 36.980 qytetarë ose 71 për qind e rasteve pozitive kanë qenë të pavaksinuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurt dhe efikase duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe