Google ADS

Për shkak të tërmeteve, hapet kampi ushtarak në Ohër për qytetarët

12:54 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit.

“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan AlsatM.

Dyert e kampit janë të hapura për qytetarët, të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.

Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt – Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme