Google ADS

Për sa kohë që Vuçiqi është president i Serbisë dhe Vulini në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s

14:54 | 11 Tetor 2021
arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, konfirmoi edhe një herë jogatishmërinë për t’u bërë antarë të NATO-s.

“Për sa kohë që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak. Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, shtoi Vulin.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

Ai nuk dha detaje në një intervistë për agjencinë RIA Novosti, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, do të bëhen “shumë më të forta”.

“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme