Me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ka rënë edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk.
Sipas të dhënave që publikohen në ueb faqen “popis2021.stat.gov.mk”, mund të shihet se për 7 ditë janë vetëregjistruar vetëm 6.332 qytetarë.
Kjo mësohet nga ajo, sepse nëse më 2 prill numri i të vetëregjistruarve arrinte në 177.875, deri më 9 prill ky numër ka arritur në 184.207.
Interesimi për t’u vetëregjistruar filloi të bie, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i votoi ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente.
Por, megjithëse është shtyrë regjistrimi i popullsisë rezidente, ai i diasporës vazhdon. Kështu mërgimtarët mund të vetëregjistrohen edhe më tej.
Diaspora e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohet deri më 30 shtator, kur edhe pritet të përfundojë regjistrimi në terren i popullsisë rezidente në vend./TV21/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor