Numri i të prekurve nga Kovid është rritur gjatë javës së kaluar. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për momentin 6191persona janë të evindetuar si raste aktiv me Covid-19, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur 7072 persona. Javën e fundit janë regjistruar 2704 raste të reja pozitive nga 33 qytete të vendit me një rritje prej 22,6për qind krahasuar me javën e kaluar.
Aktualisht janë të shtruar në spital 514 persona, nga të cilët 331 janë me terapi oksigjeni dhe 27 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv. Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 124 pacientë me Covid 19, nga të cilët mbi 78 për qind ishin të pavaksinuar ( 97 pacientë kanë qenë të pavaksinuar dhe vetëm 27 nga të vdekurit kanë qenë të vaksinuar dhe të rivaksinuar). Numri më i madh i të vdekurve kanë qenë të vaksinuar me Sinofarm (16 persona) e Sinovak.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, deri më 25 tetor janë vaksinuar gjithsej 801.988 qytetarë, janë rivaksinuar 771.165 dhe dozën e tretë e kanë marrë 15.851 qytetarë. 54për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 33për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57për qind e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza mbulon 46për qind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38për qind e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35për qind e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.
Në fillim të muajit gusht, Qeveria vendosi që nga 16 gushti të futet një certifikatë e detyrueshme për imunizimin, të paktën doza e parë, me një shërbim sigurie të detyrueshme për të kontrolluar dorëzimin e vërtetimit të vaksinimit me hyrjen në çdo lloj objekti, përfshirë këtu edhe ambientet e hotelerisë, aty ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm për çdo ngjarje (festë, koncert, seminar, trajnim, seminar, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive). Bashkëngjitja dhe posedimi i certifikatës së imunizimit – të paktën dozën e parë të vaksinës, vlen për personat mbi 18 vjeç. Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë u miratua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe lejoi që klubet e natës dhe diskotekat të funksionojnë me 50 për qind të kapacitetit të objektit. Nga data 15 nëntor hyrja në ambiente të mbyllura, kafene dhe qendra tregtare do të lejohet vetëm për personat e vaksinuar me dy doza ose Kovid -19 në 45 ditët e fundit.
Nëse qytetari kapet në një objekt apo në një event pa certifikatë vaksine, do të paguajë gjobë prej 250 euro, ndërsa gjoba për objektin e hotelerisë varion nga 2500 deri në 30000 euro, në varësi të madhësisë së objektit, plus 1500. euro për personin përgjegjës. Qeveria vendosi më 13 tetor që vetëm ata të vaksinuar kundër Covid-19 në dy doza do të mund të hynin në koncerte në ambiente të mbyllura, në teatro apo kinema. Me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, në vend të 30 për qind, lejohen të zhvillohen aktivitete në ambiente të mbyllura me audiencë deri në 50 për qind të kapacitetit të objektit./koha.mk/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe