Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Edhe pse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javën e kaluar, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit do të ketë epilog në takimin e ardhshëm onlajn midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë dhe Greqisë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Alsat-M, tha se meqë gjendja epidemiologjike është e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e vendeve të rajonit paralajmëruan këshill koordinues për veprim të përbashkët në sjelljen e vendimeve për luftë kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për test PCR që të kalohet kufiri.
Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezentojë gjendjen në vend me Kovid-19, pas së cilit në takim të ri duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...