Dy helikopterë private-publike, më së voni, për gjashtë muaj do të fillojnë të shërbejnë ndihmë të shpejtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV).
Kjo vjen pasi që Qeveria e RMV-së, në seancë qeveritare solli vendim për miratim të partneritetit publik-privat me firmën “Sarhems dooel” – Shkup, për prokurim të dy helikopterëve. Helikopterët me sistem të ndihmës së shpejtë do të marrin pjesë edhe në operacione të kërkimit dhe shpëtimit, në tërë territorin e RMV-së.
“Më së voni për gjashtë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për partneritet publik-privat, kompania do t’i fusë në përdorim dy helikopterë të pajisura për dhënie të shërbimit mjekësor për ndihmën e shpejtë dhe për kërkim dhe shpëtim falas për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët më së shumti për 15 minuta duhet të jenë në vendin ku duhet të kryhet intervenimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.
Dy helikopterët kanë qenë premtim parazgjedhor i partisë në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.
Për fuqizim të shërbimit të ndihmës së shpejtë, në rrjedhë është edhe procedura për blerjen e shtatë autoambulancave për të cilat thirrja për paraqitjen e ofertave përfundoi në fillim të tetorit. Mjetet për këto autoambulanca të reja, janë kursim i pakos së 12 autoambulancave, prej të cilave gjashtë u shpërndanë në Shkup, ndërkaq gjashtë në: Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë. Marrëveshja qe nënshkruar më 7 dhjetor të 2018-s dhe ka arritur vlerën prej 21.591.564,48 denarë, nga 30 milionë denarë të planifikuara.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit