Nga MPB në Maqedoni të Veriut bëjnë të ditur se gjatë muajit janar dhe muajit shkurt në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir janë arrestuar 62 shpërndarës të substancave narkotike.
Prej tyre, 40 janë nga Manastiri, kurse 22 nga Prilepi.
“Gjatë dy muajve të parë të vitit 2023, në territorin e SPB-Manastir në lidhje me tregtinë ilegale të drogës janë privuar nga liria 62 personave (40 në Manastir dhe 22 në Prilep), janë kryer 13 bastisje të shtëpive dhe objekteve tjera. (8 në Manastir dhe 5 në Prilep) si dhe 97 kontrolle të personave dhe automjeteve janë kryer në Manastir”.
“Në këtë periudhë, për krimet e kryera që dënohen sipas nenit 215 të Kodit Penal, janë paraqitur gjithsej 24 kallëzime penale (Manastir 14, Prilep 9, Krushevë1) për 29 vepra penale ndaj 35 autorëve (Manastir 22, Prilep 10, Krushevë 3), ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, heroinë, kokainë, amfetamin, metamfetamin dhe tableta MDMA”, thonë nga MPB.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League