Për 8 mars organizohet marshim për të drejtat e grave në Maqedoni

16:13 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Më 8 mars, ditë e premte, në mbështetje të të drejtat të grave do të zhvillohet marshim me sloganin “A është e lumtur 8 marsi?”.

Organizatorët thonë se kërkesat që do të paraqiten janë për të drejta të barabarta për gratë, paga të barabarta, jetë dinjitoze dhe respekt të duhur.

Në protestë pjesëmarrjen e saj e ka njoftua edhe ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska.

“Të premten për herë të tretë do të marshojmë nën sloganin “A është e lumtur 8 marsin”, për të drejta të barabarta, paga të barabarta, jetë dinjitoze dhe respekt të duhur. Shihemi në marshim”, shkruan Carovska.

 

Të ngjashme