Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot theksoi se paralelisht me sfidat me të cilat ballafaqohen mërgimtarët, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë humanitare, ka sfida në vendet nëpër të cilat kalojnë dhe në atë drejtim janë edhe aktivitetet e policisë drejtuar dhe në fushën e parandalimit dhe paralajmërimit të hershëm, por edhe në dhënien e përgjigjes fillestare në drejtim të përballjes me problemin e migrantëve.
“Këtë vit janë parandaluar 15.895 tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit, përkatësisht janë regjistruar gati 10 mijë tentime më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht në kufirin jugor.
Si rrjedhojë, trendi i reduktimit të më shumë se 60% të rasteve të konstatuara të kontrabandës së migrantëve dhe numri i kërkesave të reja për azil është ulur me 70%.
Lufta e suksesshme kundër migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës së migrantëve reflektohet më së miri në komunitetin dhe partneritetin që policët tanë aplikojnë çdo ditë me homologët e tyre nga rajoni dhe BE-ja”, tha drejtori Tasevski në një konferencë për krizën e migrantëve dhe vendet e rajonit ballkano-adriatike./Telegraif/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63