Apelet e shumta për të qëndruar brenda në shtëpi dhe për të mos lëvizur jashtë si duket gjithnjë e më pak arrijnë në veshin e më të moshuarve. Edhe përkundër rrezikut nga grumbullimi i katër e më tepër personave, për tu infektuar me virusin korona, pamjet para bankave në Tetovë janë kështu siç duken në fotografi.
Dhjetëra persona të grumbulluar para dyerve të bankave që presin kryesisht për të marrë pensionet e tyre. Shumica e tyre janë pa maska mbrojtëse dhe pa doreza, për distancën sociale, si duket as që duan t`ia dinë.
Sigurimet e bankave tentonin gjithnjë ti largojnë nga njëri tjetri dhe të krijojnë një radhë si duhet, por me të larguar sigurimi, pamja kthehej sërish dhe muhabeti nuk mungonte. Tema e bisedës së të moshuarve që prisnin para bankave, ishte pikërisht virusi korona dhe kriza që është krijuar nga ai./Alsat/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra