Në fjalimin e tij të fundvitit, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar edhe tërheqjen e Zoran Zaevit nga politika.
Tha se Zaev po tërhiqet në momentin kur partia e tij (LSDM) është në pushtet dhe se kjo është një situatë diametralisht e kundërt me atë të vitit 2017.
“Edhe pse nuk futet në kompetencat e mia, do të më lejoni, fare shkurtimisht ta komentoj tërheqjen nga politika të kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev, me të cilin në dhjetë vitet e kaluara së bashku kemi luftuar në lëvizjen më të gjerë qytetare për të drejtat dhe liritë njerëzore. Pavarësisht nga qëndrimet individuale të qytetarëve për politikat e kryeministrit në ikje, opinioni i ka të njohura disa mosmarrëveshje edhe midis nesh për disa çështje, ky është një akt i pakontestueshëm që duhet të përshëndetet sepse nuk ndodh shpesh në demokracitë e reja.
Është fakt se ai po tërhiqet kur partia e tij është në pushtet, kurse kjo është një situatë diametralisht e kundërt me atë të vitit 2017, kur nuk mund të zbatonim tranzicion të qetë të pushtetit kur kishte shumicë të formuar parlamentare, që provokoi drejtpërdrejt ngjarjet e 27 prillit, turpin më të madh për demokracinë maqedonase në histori”, u shpreh shefi i shtetit Stevo Pendarovski.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...