Presidenti Stevo Pendarovski , i cili gjendet për vizitë zyrtare në Serbi, sot në Novi Sad mori pjesë në Forumin e katërt rajonal rinor.
Siç informon korrespodenti i MEDIAL-s, ai mbajti fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
“Duhet të ndryshohet mentaliteti në rajon. Në vend që të presim mesazhe nga Brukseli dhe qendrat e mëdha, ta sjellim BE-në në rajon me reforma dhe zhvillim ekonomik që të rinjtë të qëndrojnë në vend”, deklaroi në panel Pendarovski, i cili dërgoi porosi “të rinjve t’u mundësohet punën e parë ta kenë në vend, për të cilën është edhe realizimi i nismës së ashtuquajtur Shengeni i vogël.
Presidenti serb potencoi numrat e emigrimit të të rinjve nga tërë rajoni, të cilat janë alarmuese.
“Që t’i mbajmë të rinjtë duhet t’u ofrohet prospektivë, me politikë të mirë dhe rritje të ekonomisë me paga të larta”, deklaroi Viçiq, i cili gjithashtu shtoi se në këtë drejtim është edhe nisma “Shengeni i vogël”.
Ai për herë të parë paralajmëroi edhe vendosjen e “lejeve të përhershme për punë” në vendet anëtare të nismës Shengeni i vogël.
Në margjina të Forumit, presidenti Pendarovski realizoi edhe takim bilateral me homologun e tij slloven Pahor.
Në takim u vlerësua se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ndërsa u këmbyen edhe mendime për mundësitë për avancim të mëtutjeshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha nga interesi i ndërsjellë.
Për Maqedoninë e Veriut nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit evropian. Ai i falënderoi për bashkëpunimin konstruktiv nga të hapur të Sllovenisë për aspiratat e vendit tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO , që u konfirmua me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të Bashkimit Evropian.
Pahor në takim i përsëriti angazhimet e Sllovenisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Pendarovski shtoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe vendeve tjera të Ballkanit Evropian në strukturat evropiane do të jetë kontribut i madh ndaj stabilizimit të përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetit të shoqërive tona. .
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...