Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski sot në Kazermën Ilinden – Shkup, mori pjesë dhe drejtoi ceremoninë e dërgimit të kontigjentit të parë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e udhëhequr nga NATO – KFOR, në Kosovë .
“Jam i lumtur që kam nderin t’ju përshëndes në ceremoninë e largimit tuaj si anëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e udhëhequr nga NATO – KFOR, në Kosovë.
Ju jeni pjesë e rotacionit tonë të parë në këtë misionin tonë të parë në të cilin marrim pjesë pasi kemi fituar statusin e anëtarit të plotë të Aleancës Veriatlantike dhe kjo na bën të gjithëve veçanërisht krenarë. Pjesëmarrja jonë në një mision të udhëhequr nga NATO është një tregues i qartë i qëllimit tonë për të qenë një anëtar aktiv dhe i përkushtuar i Aleancës dhe qëllimi ynë për të kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha Pendarovski.
Ai shtoi se 20 vjet më parë, kur u bëmë një vend kandidat, ne e dinim se anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake është një avantazh i madh për sigurinë tonë, por gjithashtu sjell detyrime dhe përgjegjësi.
“Megjithëse ne jemi anëtar i NATO-s që nga marsi i këtij viti, vlerësimi ynë në Aleancë është i lartë dhe merita ju takon juve, mbi të gjitha, ushtarëve dhe oficerëve të respektuar, sepse ju vazhdimisht tregoni profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të plotë ndaj këtij profesioni fisnik”, deklaroi Pendarovski.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...