Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në kazermën “Ilinden” në Shkup, pas përfundimit të pjesëmarrjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e paqes në Afganistan 2002/2021.
“Ky mision paqe vërtetoi se ushtarët tanë mund të shërbejnë në mënyrë të suksesshme në kuadër të cilit do misionin paqe dhe se janë trajnuar profesionalisht në nivel të lartë dhe sipas standardeve të NATO-s. Kuptohet ky mision nuk do të mund të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve të atëhershëm, dhe tani aleatë SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Çekie, Greqia, Norvegjia dhe Gjermania”, tha Pendarovski.
Ndryshe, pas 19 viteve, Armata e Maqedonisë së Veriut u tërhoq nga Afganistani bashkërisht me aleatët e NATO-s.
Nga viti 2002 deri në vitin 2015, rreth tre mijë pjesëtarë të armatës ishin pjesë e forcave “ISAF” në Afganistan, në pozita të ndryshme me detyra të ndryshme. Ushtarët e Maqedonisë, nënoficerët dhe oficerët punuan si oficerë shtabi, pjesëtarët të njësive të sigurimit në komandën kryesore, instruktorë në ekipet për mentorin dhe po ashtu ishin pjesë e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në “ISAF” kontribut dhanë edhe njësitë speciale të cilët punuan bashkërisht me Gardën Nacionale të Vermontit./Telegrafi/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...