Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në telegram urimin e dërguar për Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin, ka vlerësuar se rruga e cila u nis që nga viti 1991 nuk është e lehtë dhe kërkon politikanë që sjellin vendim për interes të qytetarëve.
Ai thotë se nga atëherë ka pasur përparim dhe ulje në luftën për vlera demokratike.
“Rrugën të cilën e nisëm nuk është e lehtë. Ajo kërkoi politikanë të cilët sjellin vendimet në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të vazhdueshëm ndërmjet pushtetit dhe opozitës, sektor qytetar i cili e rishqyrton punën e secilit pushtet dhe media të lira të cilët punojnë për interesin publik, dhe jo nën diktat të politikës dhe biznesit”.
“Gjithashtu, demokracia nuk njeh diskriminim në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike, ngjyrë të lëkurës, gjini, orientim seksual, prejardhje sociale, besim politik dhe religjioz, pengesë apo çfarëdo bazë tjetër”, thuhet në urimin e Pendarovskit.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...