Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar komunitetin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në urimin e tij, Pendarovski ka thënë se si president i Maqedonisë së Veriut, ka kënaqësi të urojë të gjithë anëtarët e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut për Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke.
“Çelësi për zhvillimin e një komuniteti është e drejta për arsim cilësor dhe funksional në gjuhën amtare. Shteti nuk duhet të bëjë kompromise dhe improvizime kur bëhet fjalë për këtë çështje thelbësore që është aq e rëndësishme për ruajtjen e kulturës dhe traditës së bashkësive më të vogla etnike. Megjithë sfidat në realizimin e kësaj të drejte, Maqedonia e Veriut është krenare që komunitetet etnike prej kohësh janë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e mësimit në gjuhën e tyre amtare”, thuhet në urim.
“Besoj se çdo person i çdo komuniteti është po aq i rëndësishëm për këtë shtet që është një shtëpi e përbashkët për të gjithë ne. Çdo person dhe çdo komunitet, përfshirë komunitetin turk, është pjesë e mozaikut tonë të pasur. Turqit nga Maqedonia e Veriut me traditat e tyre autentike vendase dhe letërsinë dhe artin e tyre të pasur e pasurojnë jetën kulturore dhe sociale të shtetit tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
“Në këtë dritë, 21 Dhjetori, Dita e Arsimit në Gjuhën Turke, është një nga ato festat që na kujton jo vetëm pasurinë tonë të gjerë gjuhësore dhe kulturore, por edhe përgjegjësinë tonë për ta ruajtur, avancuar dhe promovuar atë në mënyrë adekuate për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme. Ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, në të cilën të gjithë do të kenë një shans të barabartë për prosperitet”, është shprehur Pendarovski.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...