Presidenti Stevo Pendarovski, dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën thekson se puna duhet të vlerësohet dhe se goditja e rëndë ndaj ekonomisë e shkaktuar nga pandemia është edhe një arsye më shumë të punohet për respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve.
“Dita e Punës, 1 Maji, këtë vit është nën barrën e pandemisë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në korniza globale. Por në të njëjtën kohë, kjo ditë na përkujton se edhe më shumë duhet të vlerësojmë punën e të gjithë atyre që kontribuojnë në shoqërinë tonë. Punonjësit shëndetësorë janë në detyrë ditë e natë, ashtu si pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë”.
“Gazetarët dhe punonjësit e mediave, të punësuarit në veprimtaritë e shitjes dhe shërbimit, punonjësit komunalë janë angazhuar çdo ditë jashtë shtëpive të tyre. Për shumë njerëz, proceset e punës për herë të parë po organizohen në mënyrë tjetër”, thotë Pendarovski.
Ndryshe, sot në Maqedoni sindikatat nuk kanë organizuar marsh protestues për 1 Maji, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e punëtorëve./telegrafi
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor