Presidenti Stevo Pendarovski, nëpërmjet video bisedoi me drejtoreshën dhe me një pjesë e të punësuarve mjekësor në Klinikën Infektive në Shkup.
Ai u njoftua për gjendjen momentale në klinikë, për numrin e pacientëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore si dhe për kapacitetet e këtij institucioni, njofton telegrafi maqedoni.
“Motivimi dhe përkushtimi juaj, por mbi të gjitha profesinaliteti që po e zbatoni çdo ditë duke i kryer detyrat e juaja në këtë krizë me Covid-19, te mua dhe besoj te të gjithë qytetarët ngjall ndjenjën e sigurisë. Ju inkurajoj që të vazhdoni me të njëjtin ritëm”, ju tha Pendarovski.
Të punësuarit përmendën për rreziqet që i sjell puna e tyre si dhe për pajisjet që i kanë në dispozicion. Ata u shprehën se kanë mjaftueshëm mjete dhe se klinika e tyre vazhdimisht furnizohet dhe se personeli në klinikë i respekton të gjitha masat për mbrojtje.
Pendarovski falënderoi ata për shkak se ndodhen në linjën e parë në luftën kundër coronavirusit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...