Google ADS

Pendarovski: Sektori joqeveritar duhet ta ndjekë më me vigjilencë dhe ta kritikojë punën e politikanëve

21:02 | 16 Tetor 2020
A. B.

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në Forumin e tretë nacional të organizatave qytetare, në organizim të Civika mobilitas, program i Ambasadës zvicerane për mbështetje të shoqërisë civile, zbatuar nga NIRAS (Danimarkë) dhe QMBN.

Duke cekur se është i nderuar që është në mesin e aktivistëve shumëvjeçarë qytetarë të cilët udhë[hiqen nga vizioni për shoqëri të lirë, të drejtë dhe inkluzive, të bazuar në zhvillim demokratik, barazi, sundim të së drejtës dhe bashkëjetesës, presidenti Pendarovski në fjalimin e tij hyrës foli për tre tema, përkatësisht depolarizim, shoqëri të hapur dhe të rinjtë.

Në atë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi se tashmë një kohë të gjatë shoqëria e Maqedonisë së Veriut është mjaft e polarizuar, në pothuajse çdo bazë – ndëretnike, brendaetnike, politike, ideologjike dhe ekonomike.

“Gjithnjë e më tepër fokusohemi në atë që na ndan, e më pas si ta anashkalojmë atë që na lidhë dhe që na mban së bashku. Debati politik u reduktua në degradim të kundërshtarit politik. Madje edhe gjatë punësimit, gjithnjë e më tepër dëgjojmë se përparësi i jepet përkatësisë partiake apo etnike të kandidatëve. në vend të karakterit të tyre, arsimit dhe shkathtësive. Kjo plotësisht e përshpejton ikjen e të rinjve, njerëzve me kualifikim të lartë”, nënvizoi presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se nëse dëshirojmë ta depolarizojmë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, duhet të fokusohemi në disa çështje kyçe, përkatësisht sundimin e së drejtës, përgjegjësi më të madhe politike dhe depolitizim të shoqërisë dhe deetnizim të politikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme