Javëve në vijim do të definohet lista se cilët ambasada të vendit do të mbyllen.
Në intervistë, kryetari Pendarovski thotë se sipas analizës që e ka përgatit MPJ, ka propozim që të mbyllen së paku katër ambasada, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski tha se në fazë përfundimtare janë diskutimet me ministrat relevant dhe me Qeverinë dhe në javën e ardhshme do të përpilohet lista dhe do të përpiqen që të mbyllën pjesën më të madhe të këtyre 27 vendeve të ambasadorëve.
“Ka një analizë që e porosita nga MPJ menjëherë sapo u bëra kryetar, të më japin analizën funksionale se si punon rrjeti ynë diplomatik-konsullor. Aty propozohet mbyllja e katër ambasadave, e pesta ende nuk dihet”, tha Pendarovski.
Sipas tij, këto janë shtete ku nuk ka reciprocitet tek ne dhe nuk ka asnjë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me ato shtete.
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...
Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të ...
Gjuajti me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse, a...