Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm plan plotësues për botën. Agjenda 2030 është detyrim që gjeneratat tona të ardhshme plotësisht ta shfrytëzojnë potencialin njerëzor dhe të mendojnë për trashëgiminë që do ta lëmë pas nesh, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në video paraqitjen në takimin në nivel të lartë “SDG Moment 2020“ në kuadër të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai potencoi se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndikim serioz jo vetëm ndaj ekonomisë, por i ndryshoi edhe jetët dhe shprehitë tona deri në të panjohur.
Pendarovski kujtoi se në vitin 2015 jemi zotuar “që të mos e lemë askënd pas nesh” dhe u pajtuam ta realizojmë Agjendën 2030, e miratuar nga shtetet anëtare të OKB-së.
“Fokusi ynë është jetë më e mirë për të gjithë qytetarët, kurse përpjekjet tona nacionale për zhvillim të qëndrueshëm janë gjithashtu të harmonizuara me qëllimin tonë kyç politik anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha presidenti Pendarovski.
Ai theksoi se vlerësimi për integrim të shpejtë të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, që u realizua vitin e kaluar, tregoi se 83 për qind e planeve strategjike nacionale për zhvillim janë harmonizuar me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm.
I numëroi qëllimet me prioritet për vitin 2019-2020 për shtetin tonë: t’i jepet fund varfërisë; të sigurohet arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor; të promovohet rritja ekonomike gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme dhe vende pune të përshtatshme për të gjithë, të ndërmerren aktivitete urgjente për luftë kundër ndryshimeve klimatike, të sigurohet qasje në drejtësi për të gjithë dhe të ndërtohen institucione efikase, transparente dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet.
Duke potencuar se ndryshimet klimatike edhe më tej janë sfidë, theksoi se në Samitin e Parisit në dhjetor të vitit 2015, Qeveria u zotua t’i ulë emitimet e lëndëve djegëse fosile për 36 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me skenarin bazik.
“Kemi ndërmarrë masa për prodhim të energjisë së pastër, të qasshme dhe të sigurt, përfshirë këtu edhe përdorimin e madh të energjisë diellore. Ndotja e ajrit mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut dhe kërkon qasje afatgjate, sistemore, investim në ekonomi të gjelbër për mjedis jetësor më të gjelbër”, tha Pendarovski.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...