Pendarovski: Reagimi i Radevit paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër

13:54 | 2 Mars 2021
Arbresh.info

Presidenti Stevo Pendarovski beson se reagimi i presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në një takim me shefat e shërbimeve në Bullgare bëri thirrje që të merren masa për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve bullgarë jashtë Bullgarisë, është në kundërshtim me parimin themelor në politikën ndërkombëtare për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.

“Është jashtëzakonisht e pazakontë dhe sigurisht jashtë procedurave të brendshme të Aleancës që një president i një vendi anëtar në NATO t’u bëjë thirrje shërbimeve të tij të sigurisë t’i përgjigjen pretendimeve për shkelje të të drejtave të qytetarëve në një tjetër vend anëtar të NATO-s”, tha Pendarovski për MKD./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme