Afera “Haraçi” është test thelbësor për sistemin e drejtësisë në vend dhe duhet të zgjidhet në mënyrë esenciale deri në fund, jo për shkak të Evropës, por, para së gjithash, për ne vetë. Nuk guxojmë t’i tolerojmë ndikimet eventuale anësore pa dallim nga cila anë vijnë.
Ky është mesazhi që sot e ka dhënë presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e tretë plenar të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Kuvend.
“Duhet t’u japim mbështetje maksimale institucioneve tona në luftën kundër korrupsionit, me qëllim që kultura e pavarësisë të bëhet një e kaluar. Diçka nuk është në rregull me implementimin e terapisë. Është e nevojshme energji dhe përkushtim më i madh, qytetarët me të drejtë konsiderojnë se institucionet në shtet nuk e kryejnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë rezultate të mira nëse nuk ka përballje sistematike dhe sistem të vlefshëm, i cili do të ndërtohet sipas kritereve evropiane, për çka është i nevojshëm vullnet qartë i shprehur i të gjithë aktorëve politikë në shtet”, tha mes tjerash Pendarovski.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...