Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev të mërkurën dhe të enjten në Romë të Italisë, do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së Alfabetit sllav, të cilin, me disa modifikime e përdorin dy shtetet, ndërsa ishte formuar nga vëllezërit Kirili dhe Metodi, nga fundi i shekullit të IX.
Por, takimi i tyre shihet si mundësi për kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve për gjuhën dhe identitetit, që kanë bllokuar Maqedoninë e Veriut për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE).
“Shënimi i përbashkët i këtij manifestimi është një rast i mrekullueshëm për ripërtëritjen e dialogut mes dy vendeve tonën në nivelin më të lartë të mundshëm, në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev pa dhënë detaje tjera mbi takimin me presidentin maqedonas që u zhvillua në Aeroportin e Shkupit, para fluturimit për në Romë.
Presidenti maqedonas, Pendarovski ndërkohë tha se me presidentin bullgar ka biseduar për zhvillimet e fundit dhe nismat e Brukselit dhe se shpreson në vendosjen e një dialogu të mirëfilltë për kapërcimin e dallimeve.
“Mendoj se ka nevojë që të ripërtërijmë besimin dhe si miq të flasim dhe për çështjen mes të vështira që na ndajnë. Unë shpresoj se këto dallime së shpejti do t’i afrojnë më shumë dy vendet tona”, ka deklaruar presidenti, Stevo Pendarovski.
Takimet mes zyrtarëve të dy vendeve janë intensifikuar pas vizitës së fundit në Shkup dhe Sofje të komisionerit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi dhe të ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva, në cilësinë e vendit kryesues me BE-së, të cilët kanë paraqitur një propozim për zhbllokimin e procesit integrues.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev propozimin e ka vlerësuar si bazë të mirë për heqjen e vetos bullgare, pasi sipas kreut të qeverisë, propozimi nuk do të prekë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, por pa dhënë detaje tjera.
“Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë realitet. Bëhet fjalë për çështje për të cilat asnjë popull nuk negocion e as ne, pasi janë të mbrojtura. Por, në këtë çështje është përfshirë edhe pala bullgare dhe ka të drejtë që përmes dokumenteve apo rezolutave, të mbetet çështje për diskutim të mëtejmë. Presim që Bullgaria zyrtarisht ta njohë gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Ndërkohë, deklarata jo shumë të qarta kanë ardhur nga Sofja, pasi fillimisht e gjithë udhëheqja bullgare tha se pozicioni mbetet i pandryshuar, por nga ana tjetër, të mërkurën ministri i Jashtëm bullgar, Svetlan Stoev, foli për një monitorin të procesit nga BE-ja.
“Ky monitorim nga BE-ja do të jetë garancia se marrëveshjet dypalëshe që janë nënshkruar dhe do të nënshkruhen, do të përmbushen. Kjo është taktika, kjo është strategjia jonë,” ka deklaruar Stoev.
Siç kanë njoftuar mediat bullgare, shtyllë parësore e propozimit të diplomacisë evropiane, mbetet që autoritetet e Shkupit të pranojnë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por në anën tjetër kanë shmangur kërkesën e palës bullgare që të definohet prejardhja e gjuhës maqedonase, apo se ajo para kësaj periudhë ka pasur rrënjë bullgare.
Simonida Kacarska nga Qendra për Politika Evropiane thotë se vëmendja tani është përqendrua te presidenti bullgar, Rumen Radev, i cili formoi qeverinë e përkohshme në Bullgari pasi zgjedhjet atje nuk sollën një rezultat të qartë, duke pamundësuar formimin e një qeverie teknike.
Kacarska nuk përjashton mundësinë që të ketë ndonjë zgjidhje kalimtare që për momentin do të zhbllokonte nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.
“Nuk përjashtohet mundësia për një zgjidhje të vogël kalimtare që për momentin do të zhbllokonte procesin integrimit, por duhet të jemi të vetëdijshëm se bullgarët në pozicionet e tyre kanë kërkesa të qarta në lidhje me konferencën e dytë ndërqeveritare, do të thotë, sikur dhe të bëhet një përparim ne duhet të kemi të qartë se një çështje që nuk do të ketë zgjidhje të shpejt dhe se gjithçka do të varet nga qëndrimet e qeverive bullgare në 10-20 vjetëte ardhshme”, thotë Kacarska.
Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me arritjen e marrëveshjes lidhur me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase./REL/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre