Nëse procesi i negociatave bëhet vetëm një histori e pafund ballkanike, atraktiviteti i Bashkimit Evropian do të arrijë një nivel historikisht të ulët, theksoi sot presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës në Kampusin Natolin në Varshavë, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë.
Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, theksoi se është i nderuar të flasë në hapjen e vitit akademik, në 30 vjetorin e themelimit të kolegjit, i cili njihet për kontributin e tij të çmuar në integrimin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Bashkimi Evropian.
Në fjalën e tij ai tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një çështje për të cilën ka një konsensus të gjerë social dhe politik në rajon, duke theksuar se me shpalljen e pavarësisë në vitin 1991, u arrit një konsensus kombëtar për të ardhmen evropiane tashmë të arritur në vendin tonë.
Pendarovski theksoi rolin e rëndësishëm të Polonisë si mbështetëse afatgjatë e integrimeve tona evropiane dhe vlerësoi se kontaktet e shpeshta në nivelin më të lartë flasin për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane