Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, pasditen e sotme priti në Ohër Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Holandës, admiralin Robert Bauer.
Admirali Bauer është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq në takim u diskutua për proceset e transforimit të Ushtrisë së RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, u diskutua edhe për operacionet ndërkombëtare dhe ushtrimet, si dhe kontributin e tyre në përballjen me pandeminë dhe sfidat që dalin nga virusi korona.
Bashkëbiseduesit konstatuan se anëtarësimi në NATO hap mundësi të reja të shpeshtimit të bashkëpunimit ushtarak dhe të mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...