Pajtimi qytetar dhe tejkalimi i ndasive, pastrimi i gjykatësve dhe prokurorëve, e para së gjithash i politikanëve, ndërtimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të mira me fqinjët, anëtarësimi në NATO dhe BE, adaptimi i ligjeve drejtë nevojave të qytetarëve dhe koncensusi nacional kundër ndotjes së ajrit dhe emigrimit. Këto ishin porositë kryesore të cilat i dërgoi presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij të parë vjetore para deputetëve në Kuvend pas ndërmarrjes së funksionit shef i shtetit.
Për LSDM-në në pushtet fjalimi i Pendarovskit është fjalimi i parë mbipartiak i një presidenti të shtetit pas 10 viteve, ndërsa VMRO-DPMNE-ja e vlerësoi si deklarim të qëndrimeve partiake dhe diagnozave të thëna, por jo edhe zgjidhje konkrete. Për BDI-në fjalimi i Pendarovskit ishte korrekt, veçanërisht pjesa për Ligjin e Gjuhëve dhe Gjyqësorin, për Besën i balancuar që i përfshiu të gjitha çështjet e hapura, përderisa për Aleancën për Shqiptarët vlerëson se ende është shumë herët që të jepet notë për presidentin.
“Para meje, por, edhe para të gjithë neve, qëndron punë e madhe, sepse ndarjet mes qytetarëve të cilët disa kanë punuar me vite, ende janë të thella. Nëse më herët edhe sot, kjo ka shkuar dhe shkon në linjën e përkatësisë etnike, në dekadën e fundit ndarjet edhe mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në mënyrë dramatike janë thelluar, tha presidenti Pendarovski para deputetëve.
Ai theksoi se ndasitë e vjetra në linjë etnike dhe partiake nuk janë tejkaluar, ndërsa në bazë ditore ka edhe ndasi të reja.
Duke folur për Ligjin e Gjuhëve, veçanërisht pas mendimit të Komisionit të Venecias i cili, për fat të keq, siç tha, sipas adeteve të vjetra dhe të këqija është lexuar vetëm përmes dioptrisë politike dhe etnike.
Ai përkujtoi se që prej para dy viteve, atëherë si deputet, në Komisionin për Çështje Evropiane, kishte argumentuar se asnjë shtet nuk ishte shkatërruar sepse qytetarëve të tij iu kishte dhënë shumë të drejta në sferën e gjuhës. Ligji i Gjuhëve sigurisht nuk ka potencial që ta destabilizojë vendin, megjithatë, nëse themi se ligjet i sjellim për shkak të qytetarëve, është e nderit që të t’i bëjmë të gjitha korrigjimet e nevojshme që ato me të vërtetë të jetojnë.
Si kulmin e gjendjes së keqe në sistemin e gjyqësorit, presidenti Pendarovski e theksoi të a.q. aferën “Reket” në të cilën në mesin e të akuzuarve për vepra të rënda penale u gjend edhe njeriu i parë i atij institucioni që ishte formuar me një qëllim të vetëm – t’i ndjekë kriminelët.
“Një fakt nuk flet mirë për rezistencën e sistemit tonë gjyqësor nga ndikime të jashtme – për gati tre dekada jemi shtet i pavarur, ndërsa asnjë politikan i lartë apo ndonjë afarist i cili brenda natës është pasuruar nuk ka përfunduar në burg. Ndërkohë, atje duhej të përfundonin më tepër se një. Perceptim i përgjithshëm është te qytetarët se vetëm të varfrit dhe qytetarët në margjina, pa realizimin e ndonjë pushteti, japin përgjegjësi edhe për vepra të kota penale. Për këtë arsye edhe mos t’ju çuditë se një pjesë e madhe e të rinjve i edukojnë të a.q realiti shou. Shembull për ata nuk janë njerëzit e ndershëm – esnafët, me fytyrë dhe integritet personal, por lloje të njerëzve nga gjysmë bota kriminele”, theksoi Pendarovski.
Nga foltorja e Kuvendit Pendarovski e porositi pushtetin e ardhshëm, që menjëherë pas zgjedhjeve të zbatojë pastrim edhe te gjykatësit edhe te prokurorët, por së pari te politikanët.
“Për secilin i cili nuk ka arsyetim logjik se si me rrogë shtetërore është bërë milioner, duhet menjëherë jo të vlejë dorëheqja, por procedura penale”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij Pendarovski i theksoi edhe hapat e guximshëm politik të pushtetit aktual, i cili i mbylli kontestet politike me dimension historik me Bullgarinë dhe me Greqinë.
Në kontekst të iniciativave rajonale, presidenti Pendarovski theksoi se ato në asnjë rast nuk duhet të kuptohen si zëvendësim për integrimet evropiane, por vetëm si instrument për integrim tonin më të shpejtë në Evropë.
Shefi i shtetit në fund të fjalimit të tij bëri thirrje për koncensus nacional kundër ndotjes së ajrit të mjedisit jetësor dhe emigrimin.
“Pas dhjetë viteve fjalime të një militanti partiak si Gjorge Ivanovi, i cili promovoi politikat e regjimit dhe izolimit, sot ishim dëshmitarë të fjalimit të presidentit mbipartiak Stevo Pendarovski, deklaroi deputeti Hari Llokvenec nga LSDM-ja në pushtet.
Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja deklaroi se nga presidenti Pendarovski dëgjuan diagnoza, por jo edhe zgjidhje konkrete.
Ai theksoi se në fjalimin e Pendarovskit nuk kishin dëgjuar asgjë në lidhje me deklaratat e fundit për Goce Dellçevin dhe largimin e të rinjve.
Ai gjithashtu tha, se i vjen keq, për interpretimet e Komisionit të Venecias .
Sipas Rexhail Ismailit nga BDI-ja, fjalimi i presidentit Stevo Pendarovski ishte korrekt, veçanërisht në pjesën e Ligjit të Gjuhëve dhe për gjyqësor.
“U thirr në raportin e Komisionit të Venecias dhe ne si shtet duhet të ndërtojmë kapacitete për zbatimin e atij ligji. Ju e dini si gazetarë që është formuar Agjencia për zbatimin e ligjit, gjithashtu para një muaji e formuam me ligj edhe Inspektoratin për zbatimin e të njëjtit ligj, kështu që të lejojmë dhe të krijojmë kushte që këto dy institucione të fillojnë të ndërtohen me kapacitete të forta dhe të fillojnë të punojnë, e madje atëherë të shohim se si zbatohet Ligji për Gjuhët”, tha Ismaili.
Sipas Fadil Zendelit nga Besa, fjalimi i Pendarovskit ishte balancuar, sepse ishin përfshirë të gjitha çështjet të cilat i kemi, veçanërisht në pjesën e shtetit juridik.
Duhet të përshëndetet, theksoi Zendeli, fjalimi në drejtim të asaj se për 30 vjet jemi shtet me afera, ndërsa nuk e kemi asnjë funksionar të lartë pas grilave.
“Ende është herët të jepet vlerësim për punën e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, deklaroi Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët pas fjalimit të sotëm të presidentit para deputetëve në Kuvend.
Ai tha se është për t’u përshëndetur është fakti se edhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias rreth Ligjit për gjuhët edhe vetë presidenti potencoi se ky ligj nuk është antikushtetues dhe me rekomandoi institucionet se duhet ta respektojnë ligjin. Potencoi edhe pjesë të fjalimit që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe shtetin e robëruar nga pushteti i kaluar.
Në fjalimin e presidentit Pendarovski nuk mori pjesë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, i cili tha se nuk ka qenë i ftuar në Kuvend.
“Mysafiri i paftuar është mysafir i padëshirueshëm. Nuk isha i ftuar as në inaugurimin, ndërsa nuk isha i ftuar as në këtë fjalim vjetor të z. Pendarovskit, sepse herën e parë ishte një gabim i protokollit, ndërsa tani do të dëgjojmë supozoj diçka të ngjashme pa pasur përgjegjësi. Ashtu që hipokrizia është në maksimum, tjetër janë fjalët, tjetër është retorika, atë që e dëgjuam mund të them se është një kopje e zbehtë e asaj që ne si VMRO-DPMNE e flasim, por dërgesë për fat të keq nuk ka. Shkurt nuk isha i ftuar dhe për këtë nuk mora pjesë në fjalimin e z. Pendarovski”, tha lideri i opozitës.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë