Pendarovski: Përveç përgjegjësisë penale-juridike duhet të ketë edhe politike dhe morale

21:35 | 4 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Presidenti Stevo Pendarovski mendon se nuk ka bërë shkelje kushtetuese gjatë ndarjes së mandateve për formimin e Qeverisë, ndërsa nga koalicioni i ri qeveritar pret ta realizojë premtimin para zgjedhjeve.

Pendarovski në një intervistë për Kanal 5 tha se i hedh poshtë akuzat se e ka shkelur Kushtetutën kur ia ka dhënë mandatin Zoran Zaevit dhe u tha kritikëve që për këtë vendim të kërkojnë mendim nga Gjykata kushtetuese.

Theksoi se koalicioni LSDM dhe BDi është bërë shumë para ndarjes së mandatit. Mandatin për formimin e Qeverisë ia ka dhënë Zaevit i cili kishte afat prej 20 ditëve dhe nëse nuk ka sukses në këtë e kthen, që, sipas tij, do të ishte humbje politike. Dhënia e mandatit, thitë Pendarovski nuk është garanci se do të formohet Qeveria. Mendon se duhet të saktësohen dispozitat kushtetuese të cilat do ta rregullojnë këtë problematikë.

I pyetur për deklaratat parazgjedhore të Zaevit se BDI-ja pas shumë viteve në pushtet duhet të shkojë në opozitë dhe Ahmetit se do të ketë kryeministër shqiptar, Pendarovski tha se rezultati zgjedhor e ka diktuar strukturën e Qeverisë, njëjtë si edhe në vitin 2016.

“Matematike në politikë për fat të keq ose për fat të mirë është një punë shumë e rëndësishme”, theksoi presidenti. Rezultatet nga zgjedhjet për të janë pritur me përjashtim nga E majta, në mendim pozitiv, sepse ka fituar më shumë vota se parashikimet.

Për modelin zgjedhor dhe nëse duhet të ndryshojë, Pendarovski tha se angazhohet për një njësi zgjedhore dhe për lista të hapura dhe vota të preferuara. Por, ai për momentin nuk sheh se ka vullnet politik tek partitë më të mëdha për ndryshim të modelit zgjedhor.

Për pritjet nga Qeveria e re, thotë se sheh vullnet për vazhdimin e reformave, të cilat veçanërisht duhet të orientohen në gjyqësi.

Shefi i shtetit mendon se në punën e funksionarëve shtetërorë përveç përgjegjësisë penale-juridike duhet të merret parasysh edhe përgjegjësia politike dhe morale.

Për atë pse nuk janë realizuar premtimet për drejtësi dhe shtet juridik, ai fajin e drejton tek gjyqësia dhe lidhjet mes qendrave të fuqisë politike dhe afariste.

Të ngjashme