Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski sot mori vendimin nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor sipas të cilës ai është zgjedhur president i vendit.
Pendarovski njoftoi reforma në Agjencinë e Inteligjencës dhe tha se nuk do të ketë vend për ata njerëz të cilët janë nën hetim nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në raportin e Priebesë vërejtjet më të mëdha ishin abuzime të tmerrshme të sigurisë – aparatit të inteligjencës. Unë nuk jam vetëm unë kompetent, por unë kam kompetenca të veçanta në Agjencinë e Inteligjencës. Kam ndërmend të marrë pjesë në një reformë të plota të këtyre shërbimeve, sepse segmente të rëndësishme ende nuk janë reformuar.
Për disa nga njerëzit në agjenci vetëm se janë hapur procedura, por dua të përmend se të gjithë ata që kanë thyer ligjin nuk mund të punojnë as në kabinetin e presidentit, as në Agjencinë e Inteligjencës, ndërsa sipas informatave të mia prokuroria është duke hetuar 4 persona”, tha Pendarovski.
Lidhur me ligjet që Gjorge Ivanov refuzoi ti nënshkruaj, Pendarovski tha se ai “do të përpiqet sa më shpejt që të jetë e mundur që nga e hëna për të marrë ekipin ligjor” dhe pastaj menjëherë të nënshkruajë ligjet sa më parë që të jetë e mundur. “Një pjesë e këtyre ligjeve do të nënshkruhet në javën e parë pas hyrjes në Kabinet”.
Nesër në Kuvendin e Maqedonisë pritet që të bëhet inaugurimi i Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...