Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar zërat e ndryshëm se shqiptarët tanimë mund të jenë nën 20%.
Ai në intervistën për Alsat-M tha se këto pohime janë përralla. Sipas tij, të drejtat e çdokujt në këtë shtet nuk duhet të varen nga numri i tyre.
“Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas nurmave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski./ina
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”