Pendarovski-Palmer: Për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativa tjera përveç anëtarësimit në BE

20:20 | 29 Tetor 2019
A. B.

Presidenti Stevo Pendarovski u takua me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në takim, ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për situatën në rajon.

Presidenti Pendarovski theksoi se festimi i 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale vitin e ardhshëm, si dhe anëtarësimi i pritshëm i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s, do të jepte shtysë të mëtutjeshme në forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit strategjik midis dy shteteve mike.

Pendarovski falënderoi Senatin Amerikan për ratifikimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga Senati Amerikan dhe shprehu besim se mbështetja e SHBA-ve për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme