Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski në vizitën e tij në Shën Nikolla i komentoi ngjarjet e 27 prillit duke theksuar se kryesia aktuale e OBRM-PDUKM duhej të tërhiqej nga dhunuesit, dhe të njëjtën është dashur ta bëj edhe Gordana Siljanovska.
“Për fat të keq ajo parti dhe kryesia a tashme e saj, nuk bënë distancim nga dhunuesit dhe të kërkojnë falje për qytetarët e Maqedonisë”, tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se si kryetar shteti, detyra e parë e tij do të jetë të mbroj qytetarët dhe liritë e tyre, dhe do të kundërshtojë secilën përpjekje nëse dikush dëshiron t’i limitojë ato të drejta dhe liri.
“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkojë para dhe nuk mund të trajtohet si shtet demokratike me njerëz që duan të na kthejnë në të kaluarën e errët”, tha mes tjerash Pendarovski.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë