Google ADS

Pendarovski: Nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në kufirin jugor

12:06 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot gjatë vizitës së ushtarëve në Gevgjeli, të cilët e sigurojnë kufirin jugor, tha se nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në këtë kufij.

Pendarovski tha se çështja e emigrantëve më 5 mars, në nivel të ministrave do të shqyrtohet nga ana e BE-së.

“Sa i përket shtetit tonë, ne jemi pjesë e shteteve të cilat duhet të jenë të përgatitura, qoftë edhe si vende transite. Përvoja e vitit 2015 dhe 2016 është e madhe dhe në këtë drejtim nuk pres të ketë hyrje të emigrantëve që do të na befasojë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se organet shtetërore në baza ditore e ndjekin situatën nëpër kufij dhe se është aktivizuar organi i ri për koordinim të shërbimeve.

Pendarovski tha se është rritur edhe numri i forcave të armatosura nëpër kufijtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme