Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski sot potencoi se përmes përfaqësuesit të tij merr pjesë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese dhe se kjo e tregon qartë qëndrimin e tij politik, se është pro ndryshimit të Kushtetutës me futjen e bullgarëve në të.
“Unë marr pjesë përmes përfaqësuesit tim dhe me këtë e tregoj qartë qëndrimin tim politik, se jam pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, vlerësoj se nuk janë diçka e tmerrshme për ne dhe vlerësoj se nuk përmbyset shteti nëse i fusim bullgarët, së bashku me gjashtë – shtatë popujt e tjerë”, tha shefi i shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me takimin e parë të grupit të punës, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Pendarovski lidhur me takimin e sotëm të grupit të punës, tha se përfaqësuesi i tij do të marrë pjesë në sesionin e punës së grupit të formuar nga Ministria e Drejtësisë, në të cilën siç potencoi duhet të përcaktohet dinamika e punës, sa takime janë të nevojshme, të përcaktohet radha e punëve.
“Unë shpresoj se duke e pasur parasysh atë që është obligim, të cilin e di opinioni dhe të gjithë ne e dimë këtu objektivisht nuk ka shumë punë. Nuk e di se sa seanca do t’u nevojiten, por është fakt se është mirë që fillon kjo procedurë dhe është mirë që zhvillohet para syve të opinionit, këtu nuk ka agjenda të fshehta, askush të mos ketë frikë se do të bëhet diçka jashtë asaj që tashmë është vendosur në Preambulë dhe në pjesën normative të Kushtetutës për të gjitha bashkësitë e tjera etnike. Dallim nuk do të ketë për bullgarët kuptohet”, potencoi presidenti i shtetit.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...