Pendarovski nesër mbledh Këshillin e Sigurisë, do të diskutohet për gjendjen me coronavirus

12:39 | 18 Nëntor 2020
A. B.

Kabineti i Presidentit të vendit informojnë se nesër në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli për Siguri në vilën “Vodno”.

Në seancë, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit për Siguri, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kjo është seanca e dhjetë me radhë në të cilën do të diskutohet për gjendjen aktuale me coronavirusin dhe për masat që janë ndërmarrë nga institucione kompetente.

Pas përfundimit të seancës, i pari i shtetit do të mbajë konferencë për shtyp./Telegrafi/

Të ngjashme