Pendarovski – Nephew: Lufta kundër korrupsionit është me rëndësi të madhe në ndërtimin e shtetit juridik

14:02 | 10 Mars 2023
A. B.

Tema aktuale të ndërlidhura kundër korrupsionit dhe orvatjet e shtetit për vendosje të sistemit efikas për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me koordinatorin global për antikorupsion të Departamentin e Shtetit, Richard Nephew.

Në takim, presidenti maqedonas, Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë korrupsionin e lartë, është me rëndësi kyçe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit juridik dhe për përfitimin e besimit të qytetarëve në institucionet.

“Presidenti Pendarovski e theksoi gatishmërinë e shtetit, në përputhje me prioritetet kombëtare, për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekje për të shtypur korrupsionin dhe në funksion të promovimit të proceseve demokratike në shtet duke mundësuar qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të kreut të shtetit.

Pendarovski, ndër të tjera, theksoi se vendi e vlerëson lart mbështetjen dhe ndihmën që merr nga SHBA-ja në përpjekjet e saj për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe shprehu pritjen se do të vazhdojë përmes mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme