Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit për anëtarësimin në NATO

15:16 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot nënshkroi dekretin e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike.

“Për këtë presim gati 30 vite, por ja vlejti”, tha Pendarovski pas nënshkrimit të dekretit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë nënshkrimit të këtij dekreti morën pjesë studentë të shkencave politike të Fakultetit Juridik ‘Justiniani i parë’ në Shkup.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Të ngjashme