Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në New York.
Siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, të dy presidentët shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi situatën aktuale në të dy vendet. Në njoftim gjithashtu thuhet se presidenti Steinmeier, shprehu ngushëllimet e tij më të thella për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës.
Presidenti Pendarovski falënderoi homologun gjerman për përpjekjet dhe angazhimin e tij personal, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimin tonë evropian.
“Presidenti Pendarovski theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me Gjermaninë, bazuar në qasje të sinqertë dhe të besueshme, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Në atë kontekst, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në lidhje me integrimin tonë evropian dhe arritën në përfundimin se fillimi i negociatave të pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të ndikojë pozitivisht në klimën e përgjithshme socio-politike në vendin tonë dhe do të stabilizohet më tej situata. Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit./Telegrafi/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...