Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i priti pjesëmarrësit e konferencës në nivel të lartë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, që në organizim të institutit Aspen nga Gjermania mbahet në Shkup.
Në takim presidenti Pendarovski ishte njoftuar me programin dhe qëllimet e konferencës, e drejtuar që të ofrojë platformë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE-ja, SHBA-ja, si dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale që të bisedojnë për potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Siç njoftuan sot nga Kabineti i Pendarovskit, duke e përshëndetur mbajtjen e konferencës, ai ka theksuar se në kohën kur përballemi me krizën energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk guxojmë ta harrojmë agjendën e gjelbër.
Shefi i shtetit Pendarovski ka vlerësuar se konferenca është mundësi e mirë për diskutim dhe identifikim të sfidave dhe potencialeve kryesore të bashkëpunimit rajonal, si faktor i rajonit stabil dhe të prosperuar, dhe nevojës për avancim të saj të vazhdueshëm. Aspekt i rëndësishëm në atë kontekst, sipas presidentit, është perspektiva për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...