Presidenti Stevo Pendarovski njofton se sot ka biseduar me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për situatën aktuale politike dhe kontestin me Bullgarinë.
“Më pyeti, kemi pasur një diskutim të gjatë për këto tema. I thashë qëndrimin tim, më pyeti nëse kisha informacion dhe çfarë, i tregova ato që di. Qëndrimi im është që nëse tashmë po shkojmë drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe kjo kërkon dy të tretat, është mirë që opozita të thotë se çfarë mendon.
Asnjëherë nuk ka pasur dy të tretat në Kuvend në vend pa opozitë, kushdo qoftë në pushtet. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveritë negociojnë. Është një ide shumë e mirë që opozita të thotë atë që mendon që në fillim”, tha Pendarovski në emisionin “24 Analiza”.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza